“Me eshte dukur sikur toka pluskonte mbi uje”, Rudina Magjistari tregon si e perjetoi termetin

  • 5 years ago
Kryefjala e çdo diskutimi këtë fundjavë kanë qenë pikërisht lëkundjet e fuqishme të tërmetit që kanë prekur vendin tonë. Një tërmet i fuqishëm me shkallë Riter 5.8 dhe 7 deri në 8 ballë, me epiqendër pranë bregdetit të Durrësit ditën e Shtunë, ka qenë ngjarja që ka tronditur dhe shkaktuar panik tek qytetarët. Gjatë emisionit të sotëm ?Rudina? në Tv Klan, vetë moderatorja Rudina Magjistari tregoi si e përjetoi tërmetin. ?Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë?, u shpreh ajo, ndërkohë që shtoi se ndodhej në Kepin e Rodonit në momentin që ra tërmeti.
?Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë. Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi para dhe ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu?, tregoi moderatorja.
Ndërkohë sizmologu Llambro Duni shtoi se kur ndodh një tërmet vibrimi horizontal dhe vertikal është i pranishëm, por në zonat ranore të ngopura me ujë efektet janë më të larta.

?Kur ndodh një tërmet vibrimi horizontal dhe vertikal është i pranishëm. Në zonat ranore të ngopura me ujë efektet janë gjithmonë më të larta?, tha Duni./tvklan.al

Recommended