Report TV -Vëllezërit vrasin teknikun e kondicionerit në vilën e tyre! Zbardhen detaje

  • 5 years ago
TIRANË - Një 26-vjeçar, teknik për montimin dhe riparimin e kondicionerëve, humbi jetën pasi u qëllua me një plumb pistolete në kokë nga djemtë e pronarit të ndërtesës ku ai po punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, ndërsa i riu, Indrit Çelaj me origjinë nga Mallakastra, ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës. Ngjarja ishte e vështirë për tu zbardhur. Dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, 31 dhe 28 vjeç, pasi qëlluan punëtorin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, kërcënuan një tjetër punëtor që shoqëronte Indrit Çelën për riparimin e kondicionerit me të cilin kishin lidhje shoqërore, duke i kërkuar të pranojë para autoriteteve se është ai personi që plagosi 26-vjeçari. Por Lorenc Veliaj, 27 vjeç u largua nga vendi i ngjarjes, për shkak se rezulton të ishte në kërkim policor për vepra të tjera penale.

Pas punës hetimore të policisë, Lorenc Veliaj u arrestua mbrëmjen e djeshme, shumë orë pas krimit, ku me dëshminë e tij ka zbardhur gjithçka ndodhi. Ai deklaroi se ishin vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qëlluan me armë punëtorin, pas një debati se po pikonte ujë kondicioneri. Ai tha se vëllezërit, i kërkuan që të pranonte se ishte ai personi që plagosi me armë Indrit Çelën, që sot ndërroi jetë. Por Veliaj ka rrëfyer gjithçka para hetuesve. Në këto kushte, Veliaj u vu në pranga si person në kërkim për veprat e tjera që rëndonin ndaj tij: ?Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik?, ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Shkatërrimi i pronës?, për të cilat Gjykata e Tiranës i kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg". Teksa vëllezërit bashkëpunëtorë në vrasje janë vënë në kërkim për krimin e rëndë dhe për armëmbajtje pa leje, Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, mes të cilëve edhe pronarin e vilës që po rikonstruktohej, Bujar Kusin, 54 vjeç.

Recommended