Pa Gjurme- Zhduket 7 dite më parë: 30 vjeçari komunikim të fshehtë në internet

  • 5 years ago
Pjesa e pare dt 29 Maj e Pa Gjurme Historia
Ishte pasditja e së mërkurës së 22 majit kur Gert Sheqi, doli nga banesa e tij në zonën e Don Boskos dhe nuk është kthyer më. Afro një javë dhe 30 vjecari nuk ka komunikuar më me familjen. Këta të fundit kanë bërë edhe denoncimin në polici, në rajonin nr: 3, por nuk është arritur ende në gjurmët e të riut. Në momentin që 30 vjecari ka dalë nga shtëpia kishte të veshur:
Xhup lëkure ngjyrë të errët
Pantallona xhins ngjyrë blu të errët
Atlete ngjyrë gri
Bluzë ngjyrë gri
Një djalë shtatlartë me flokë të qethura shkurt, Gerti i ka pohuar familjes se do të shkonte për tek dentist, destinacion që për familjarët ishte i besueshëm pasi i riu kishte shfaqur probleme dentare.
A doli dhe me vete mori pasaportën pasi kartës së identitetit i kishte mbaruar afati si dhe diplomën e Fakultetit të Historisë për ku ka studiuar, dokumenta që nëna nuk i gjeti në shtëpi pasi Gerti ishte larguar. Dhe kjo ka vënë në dyshime familjen se ndoshta nuk ishte dentisti destinacioni i tij por një tjetër. Së fundmi 30-vjecari kalonte kohë në internet dhe një tjetër dyshim është se ai ka patur një komunikim virtual, nga i cili mund të ketë marrë vendimin për tu larguar, pasi kohët e fundit ai nuk ishte në marrëdhënie pune dhe kalonte shumë kohë para kompjuterit. Familja thotë se Gerti është një djalë i qetë dhe serioz dhe se kurrë nuk u kishte sjellë telashe në familje.
Pas humbjes së të atit tri vite më parë, ai ishte bërë shtylla e shtëpisë për nënën dhe motrën e tij. Askush nuk din të thotë pas një jave nga zhdukja e të riut nga Tirana, se cfarë kishte vendosur me veten, pasi askush nuk din asgjë lidhur me largimin e tij. As telefonin nuk e ka me vete.
Gjatë bisedave që bënte me të ëmën kohë më parë kishte shfaqur dëshirën për të ikur tek daja në Gjermani. Por nga verifikimet e deritanishme policia nuk ka zbuluar gjurmë nga sistemi që tregon se ai mund të ketë kaluar jashtë territorit shqiptar.

Recommended