Aktorja feston datëlindjen në skenë, Shegushe Bebeti: Teatri është dashura e jetës sime

  • 5 years ago
Rreth dyzet vite më parë as që nuk e kishte menduar, se një ditë skena e Teatrit të Kukullave për të do të ishte dashuria e jetës së saj. Përrallat që ka rrëfyer dhe rolet që ka luajtur në shfaqjet që janë vënë në këtë skenë janë të panumërta, ashtu sikundër edhe reagimet e fëmijëve, duartrokitjet edhe falënderimet e publikut, që ka thithur magjinë e këtyre shfaqjeve nuk do të përfundojnë asnjëherë. Prandaj, si rrallëherë në këtë 60-vjetor të lindjes, aktoren Shegushe Bebeti, e uruan fëmijët, ata për të cilët ajo ka dhënë shpirtin e saj në skenë.

?Është një nga datëlindjet e mia më të bukura. Është kënaqësi që ta festosh ditëlindjen në mes të fëmijëve edhe spektatorëve të vegjël, që më kanë mbushur jetën në vite. Në çdo shfaqje i kam pasur prezentë edhe prej tyre më kanë ardhur pa fund tufa me lule?, shprehet aktorja Shegushe Bebeti.

Ndonëse i kanë mbetur edhe pak vite në skenë, Bebeti është e lumtur, që në këtë teatër kanë ardhur artistë të rinj, që e duan këtë profesion. Për të ky është një profesion që mund të realizohet vetëm me dashuri. Sot e ka të vështirë, që të veçojë rolin e saj preferuar

?Rolet janë të gjitha shumë të bukura, ndërsa me Pinokun kam pasur një rrugëtim shumë të gjatë, rreth 25 vite, e ndoshta e kam luajtur nga shfaqja në shfaqje, në momente të ndryshme. Me të kam qenë prezent në çdo familje shqiptare në ditëlindjet e fëmijëve, në çdo shkollë edhe kopsht, por të gjitha rolet që kam realizuara, Borbardha, Kokarra, E bukura tek e ?E Bukura dhe Bisha?, Kësulëkuqja, Ali Baba,Ditëlindja e Bardhoshes, Ida e vogël edhe shumë të tjerë, që më kanë ndjekur në vite. Edhe më vjen mirë që me këto role ne kemi mbetur në kujtesën e prindërve, të cilët janë rritur edhe sot sjellin fëmijët e tyre në teatër. Uroj shumë që kjo traditë të vazhdojë?, shton aktorja Bebeti.

Recommended