Ekspozitë në 90-vjetorin e lindjes/ Piktori Lekë Tasi rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

  • 5 years ago
Për të vizatimi është një dialog intim me veten, por është edhe një dëshmi, që në Shqipëri për arsye historike edhe kulturore ka munguar. Prandaj në këtë 90-vjetor të lindjes, piktori autodidakt Lekë tasi çel ekspozitën ?Vizatime të një jete? në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore. Dëshira e artistit që është 100 vizatimet që ai ekspozon të jenë një dëshmi, që përbëjnë indin e qytetërimit tonë, që ka qenë i ngurtësuar në kode, por rryma historike e ka thërrmuar. Piktori Lekë Tasi rrëfen se si ka lindur dëshira e tij për të vizatuar, por edhe sesa e vështira ka qenë që të integrohej gjatë regjimit komunist në tregun e artit pamor.

?Këtu jemi përpara vizatimeve edhe akuarialeve që kam bërë në vitet ?50-60. Ka pasur një periudhë studimi fillimisht, sepse pa e ditur vet kërkoja që të arrija profesionalizmin e piktorëve që kanë qenë me shkollë. Kam arritur që të kem një lloj aftësie të tipave të ndryshme. Por më pas erdhi momenti që unë shikoja albume, me piktura moderne, jam tërhequr prej tyre edhe jam munduar që të shpreh në mënyrën më moderne. Erdhi momenti i ndryshimit të stilit më modernë në zhvillimin tim stilistik. Tregu i artistëve këtu ka qenë i ndaluar për mua, sepse unë isha i tërhequr, kam qenë jo i njohur edhe pastaj në internim, pas ?90-s ekspozova në galeri, kam marrë pjesë tek ?Onufri? edhe në përgjithësi kanë qenë të huajt që m?i kanë blerë pikuarat. Edhe kjo më inkurajonte?, shprehet piktori Lekë Tasi.

Piktori Lekë sot e ndan kohën mes pikturës, shkrimeve në kompjuter, librave dhe artikujve, na rrëfen edhe sekretin e jetëgjatësisë së tij.

Recommended