Report TV - Fushë-Krujë, pronari në Greqi, i 'kthejnë përmbys' shtëpinë, marrin 5 mijë €, flet daja

  • 5 years ago
Vidhet një banesë në fshatin Nikël të Krujës. Autorët kanë marrë 5 mijë euro dhe orenditë. Pronari i banesës Besnik Elezi, emigrant në Greqi, ka qenë para një jave ku ka sjelle disa materiale, vegla pune dhe orendi me vlerë pasi po ndërton shtëpi të re dhe me pas është kthyer sërish në vendin fqinj.

Mbrëmjen e kaluar afër mesnatës ai është rikthyer në Shqipëri ku ka konstatuar se banesa e tij ishte vjedhur. Hajdutët kanë shqyer jastëkët e dyshekët ku kanë gjetur shumën prej 5 mijë euro, të cilat i kanë marrë dhe janë larguar. Gazetari i Report Tv, Julian Shota thekson se kohët e fundit vjedhjet dhe grabitjet në rrethin e Krujës janë shtuar ndjeshëm por nuk raportohen nga policia.

Recommended