RTV Ora - Kapen 151 kg marijuanë brenda paketimeve të polisterolit, pranga dy malazezëve

  • 5 years ago
#rtvora
Një shkodran dhe dy malazezë u vunë në pranga nga policia në tentativë për trafikuar 151 kilogram marijuanë nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Policia thotë se kishte informacion mbi veprimtarinë e një grupi të lidhuir me financimin dhe trafikimin e drogës mes dy vendeve.

151 kilogram marijuanë u sekuestruan nga Policia e Shkodrës në tentativë për tu trafikuar drejt Malit të Zi.

Në pranga përfunduan një shkodran dhe dy malazezë, të identifikuar si Kristjan Pali , 25 vjeç, Radovan Bulajiç 42 vjeç dhe Marko Rasoviç.

Droga do të transportohej me një furgon me targa malazeze që ishte futur në Shqipëri nga pika kufitare e Hanit të Hotit nga Radovan Bulajiç.

Marijuana është blerë në Shkodër dhe më pas do të tentohej të hidhej në tregun malazez të narkotikëve.

Por policia thotë se kishte informacion për një grup kriminal me lidhje në organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj, ndaj kishte përgatitur operacionin e koduar ?Bardhaj?.

Gjatë kontrollit në mjet konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar "marijuanë" me peshë totale 151 kg.

Tre personat përfunduan në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa u sekuestruan edhe 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Hetuesit kanë dyshime se në këtë linjë trafiku ka edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj thonë se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Në vitin 2018, në kuadër të operacionit të koduar ?Tamara?, policia e Shkodrës arrestoi 6 persona anëtarë të dyshuar të një grupi kriminal me veprimtari në trafikun e drogës nga Shqipëria në Mal të Zi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-kapen-151-kg-droge-ne-dy-automjete
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended