Stop - Skandali, i marrin shtepine ne bllok, per shkak te nje borxhi te te vellait! (27 mars 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-148-sezoni-4/

Emisioni ?Stop? në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar rastin e një qytetari, të cilit përmbarimi privat kërkon t?i marrë shtëpinë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë për borxhin e të vëllait, edhe pse nuk ka asnjë lidhje ligjore me këtë detyrim. Fjala është për vëllezërit Naim dhe Avni Noka. Naim Noka ka një borxh për të paguar dhe përmbaruesi privat Fatos Alimadhi ekzekutoi vendimin gjyqësor para disa vitesh duke i marrë shtëpinë dhe e nxorri në ankand për ta shitur.

Nga shitja e banesës në ankand, 32 mijë Euro ishte diferenca e mbetur e borxhit që duhej t?i ishte kthyer Naim Nokës nga përmbaruesi privat Fatos Alimadhi. Kjo shumë parash u përvetësua në mënyrë të paligjshme nga përmbaruesi dhe nuk u kthye. Për shkak të këtyre mashtrimeve, Fatos Alimadhi u arrestua në muajin Shkurt të vitit 2018 dhe u dënua nga gjykata.

Ku qëndron problemi aktualisht?

Dosjen përmbarimore të Fatos Alimadhit i cili u dënua për mashtrim, e mori studio tjetër përmbarimore ?TDR grup?. Pikëpyetjet qëndrojnë në faktin se si kjo dosje ka kaluar nga njëra palë tek tjera.

Florian Shehu, përfaqësues i TDR grup: ?Tek zyra jonë është regjistruar kërkesa e kreditorit Edmond Hoxha së bashku me një procesverbal origjinal të datës 09.03.2018 të shoqërisë ?Alimadhi shpk?, e cila më parë ka ndjekur dhe procedurat. Pasi me vendim penal supozohej që z.Alimadhi nuk e kishte më licencën. Kopjet e akteve i ka marrë me procesverbal kreditori dhe pastaj zgjedh një shoqëri tjetër?.

Për shkak të borxhit të papaguar të Naim Nokës, i cili ende nuk ka marrë shumën 32 mijë Euro që ishte diferenca nga shitja e banesës, përmbaruesi privat kërkon t?i marrë pronën vëllait të tij Avni Noka. Ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me borxhin e vëllait dhe asnjë detyrim ligjor.

Avokati Eduard Buda: ?Brenda 15 ditëve të zhvillimit të ankandit blerësi i një pasurie të paluajtshme në ankand ka detyrim të derdhi shumën përkatëse. Kjo shumë duhet t?i kalojë menjëherë në mënyrë urgjente personit pronat nga shërbimi përmbarimor?.

Megjithatë, përfaqësuesi i ?TDR grup?, Florian Shehu thotë se shuma 32 mijë Euro do t?i kalojë debitorit sapo ky i fundit t?u japë një numër llogarie.

Florian Shehu, përfaqësues i TDR grup:?Shuma 32 mijë Euro ka kaluar në llogari dhe debitori është njoftuar që të na japë një llogari të tijën dhe t?i kalojmë paratë në llogari?.

Në shtëpinë e Avni Nokës në zonën e ish-Bllokut jeton me qira qytetarja Jonida Dusha bashkë me fëmijët. Më 8 Mars 2019, në banesë i kishte shkuar përmbaruesi së bashku me 20 policë që kërkonin ta nxirrnin nga prona, pa e njoftuar më parë.

Kamera e fshehtë kur në banesën e Jonida Dushës shkoi përmbarimi me 20 forca policore:

Denoncuesja: Ka mundësi, që ti t?më japësh njoftim, që ti të vije këtu?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Hiqi fëmijët të lutem, se s??

Denonc...

Recommended