'Merret peng kryebashkiaku i Vlorës'/ Leli-Berishës: Mjaft me fantazi, po më trembni fëmijët

  • 5 years ago
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi sot se kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është marrë peng. Referuar mesazhit si gjithmonë nga qyteti dixhital, Berisha shkruan se personi që ka kërcënuar Lelin me armë në kokë brenda zyrës së tij është Arben Licaj pas konfliktit për një pallat.

Pas denoncimit të Berishës ka reaguar kryebashkiaku i Vlorës. Dritan Leli mohon Berishën, ndërsa ka edhe një këshillë për ish-kryeministrin. "Unë jam në qytetin e Vlorës, mesa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua, do i këshilloja që të merret me fëmijët e tij, mos të trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë dhe vijoj të punoj. Asnjëherë nuk ka ndodhur një ngjarje e tillë. Nuk arrijnë njerëz të tillë tek unë" tha ai.

Recommended