Rriten masat e sigurise per Parlamentin

  • 5 years ago
?Edhe pse Policia e Shtetit e ka refuzuar kërkesën e opozitës për protestën e së enjtes në sheshin përpara parlamentit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për të bërë të mundur identifikimin e personave që do të sulmojnë policinë?.

Të martën e kaluar protestuesit e opozitës u përplasën me policinë, teksa tentuan të futen në Kuvend dhe në disa raste sulmuan deputetë e ministra. Disa protestues u proceduan penalisht.  Opozita ka paralajmëruar sërish protestë në të njëjtin shesh, por policia ka dhënë leje.

Palët janë përfshire ne replika nëpërmjet deklaratave, secila prej tyre duke përmendur ligjin.

Opozita i referohet nenit 47 të Kushtetutës, i cili thotë se ?Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar. I njëjti nen në piken 2 saktëson se ?Tubimet paqësore në sheshe dhe në vendet e kalimit publik bëhen sipas procedurave të parashikuara me ligj.?

Dhe procedurat parashikohen ne ligjin për tubimet, te cilit i referohet policia, konkretisht nenit 8 te tij.

Ndalimi i zhvillimit të një Tubimi

?Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e tubimit ose të vendosë për kohën dhe vendin e zhvillimit të tubimit?.

Kjo është arsyeja qe policia i kërkon opozitës që ta zhvendosë protestën në një zonë tjetër ku nuk cënohet rendi dhe siguria.

Partia Demokratike thotë se në asnjë prej protestave të saj nuk është dëmtuar ndonjë polic. Por aktet e dhunës nuk munguan në të dy protestat e saj të fundit, atë para Kryeministrisë dhe atë para Parlamentit, ku u hodhën shashka e sende të forta drejt uniformave blu dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Forca të shumta policie do të angazhohen edhe të martën për të garantuar sigurinë e parlamentit dhe deputetëve.

Tv Klan

Recommended