Report Tv-Mbyti gruan në gjumë në Vlorë/ Krimet e Rënda lënë në burg 57-vjeçarin Teodor Lera

  • 5 years ago
VLORE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 57-vjeçarin Todor Lera i cili dy ditë më parë mbyti gruan në gjumë në Vlorë. Gjatë kohës që po transportohej nga Gjykata e Vlorës për te Krimet e Rënda në Tiranë, autori ka folur për herë të parë duke thënë: ?më morën jetën, po lëre?. Fjalë të cilat 57-vjeçari i ka përsëritur dy herë gjatë kohës që po ikte drejt makinës së policisë në gjendje të rënduar psikologjike.

57-vjeçari dy ditë më parë mbyti bashkëshorten e tij Etleva Lera 47-vjeçe, ndërsa tentoi të vetëvritej duke prerë damarët. Për këtë arsye prej dy ditësh 57-vjeçari qëndronte i shtruar në spitalin rajonal të Vlorës. Këtë të premte Gjykata e Vlorës i përcolli dosjen Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe do jetë kjo gjykatë që do gjykojë burrin vrasës. Vrasja e Etleva Lerës ishte e paralajmëruar pasi konfliktet në familjen Lera kanë qenë të vazhdueshme. Teodor Lera ishte dënuar edhe në vitin 2017 me 8 muaj periudhë prove pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e tij. Edhe gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Lera ka deklaruar se grindej shpesh me gruan derisa dy ditë më parë, duke shfrytëzuar momentin kur bashkëshortja ndodhej në gjumë ai e ka mbytur. Në gjendje të rënduar psikologjike, autori ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët e duarve, por mundi të shpëtojë pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.

Recommended