Pa Gjurme - Perfiton nga amnistia por zhduket pasi del nga burgu/ Lidhja mes Rrapajt dhe te humburit

  • 5 years ago
Pjesa e dyte Dt 5 shkurt Pa Gjurme - Perfiton nga amnistia por zhduket pasi del nga burgu/ Lidhja mes Ergest Rrapajt dhe te humburit Lavdosh Avdulaj
Astrit dhe Kujtime Rapaj nga Tepelena janë prindër të dy fëmijëve. Alma vajza e madhe dhe Ergesti më i vogli. Familja jetonte në harmoni të plotë ndërsa prindërit punon mes sakrificave për të rritur dy fëmijët e tyre. Ergesti ishte fëmija më i shkathët, ndërsa që herët pati emigruar në Greqi me të mbaruar shkollën 8-vjeçare. Në Neho-Mesollonjë nisi punë tek një pronar grek me emrin (Mako), si coban ndërsa merrej edhe me punë bujqësore. Pas 6-muaj nga largimi i të birit në Greqi emigroi dhe i ati Astriti për ta parë e takuar, por edhe për të punuar bashkë me të birin. Rruga drejt Greqisë ishte bërë më e shpeshtë për babain. Ai shkonte e vinte, ndërsa Ergesti rritej dhe njëhkohësisht vazhdonte të punonte.Vitet kaluan Ergesti pajiset me dokumenta pune.

Në vitin 2010 kur në Shqipëri kishte filluar tashmë trafiku i lëndëve narkotike Ergesti mbjell kanabis në banesë në Zhulaj të Tepelenës. 3 vite më pas në vitin 2013, pasi dëgjon sirenat e policisë që kishin mbërritur për ta arrestuar Ergesti arratiset drejt Greqisë. Pronari grek merr në telefon Astritin, të atin e Ergestit duke e njoftuar se nuk mund ta mbante më djalin e tij për shkak se ai tashmë ishte i kërkuar për trafikun e lëndëve narkotike. Me tu kthyer në Shqipëri në vitin 2014 Ergesti arrestohet nga policia dhe dënohet me 4 vite burg. Kësaj here destinacioni i takimeve mes të atit dhe të birit nuk ishte më Greqia, por qelia e burgut në Tepelenë. Në studion e emisionit "Pa Gjurmë" vëndosi të rrëfej historinë e trishtë të familjes së tyre , ku tregoi se për shkak të problemeve shëndetesore në prill të vitit 2015, djali Ergesti bën një tentativë arratisje nga burgu por kapet përsëri ndërsa sot pas 4 vitesh ai dhe familje e kërkon për të rënë në gjurmë të birit të humbur.

Recommended