Ora News- Dosja/ Si ndodhi vrasja në Zall Bastar, flet gruaja që i vëllai i vrau të dashurin

  • 5 years ago
#oranews #vrasje

Shtetasi Arben Gjeçi mbeti i vrarë me sende të forta mbrëmjen e 24 janarit në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë. Viktima kishte një lidhje jashtë martesore me një grua gjithashtu të martuar, vetëm 20 vjeçe.

Nën akuzë për ngjarjen janë vënë tre persona, shtetasi Esat Cani, motra e tij Elida Cani dhe dhëndri Dëfrim Kurti.

Ditën e ngjarjes, Cani dhe viktima janë takuar pranë një ndërtese të pabanuar. Në dosjen e prokurorisë thuhet se dhoma ku janë takuar, ka dalje në oborrin e familjes së gruas, e cila ka dalë e para për të verifikuar praninë e ndonjë personi.

Momenti fatal- Ishte pikërisht ky momenti fatal, kur Arben Gjeçi u qëllua me shufër hekuri në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda. Sipas prokurorisë, Cani deklaron se ka shkuar pranë tij dhe e ka parë të gjakosur duke e thirrur disa herë. Në këtë moment, ajo merr në telefon vëllanë e viktimës duke i shpjeguar se ai ishte goditur. E shqetësuar, Elida Cani mori në telefon bashkëshortin e saj, Dëfrim Kurti që ndodhej në një lokal larg banesës, duke i thënë se një person kishte vdekur pranë banesës së tyre.

Madje, sipas Prokurorisë, ajo i ka deklaruar bashkëshortit se Arben Gjeçi kishte ardhur ta takonte dhe se dikush e ka vrarë. Pasi ka larë gjakun dhe ka hedhur tallash në vendin e krimit, gruaja i thotë burrit të saj se nuk e dinte kush e kishte qëlluar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dosja-si-ndodhi-vrasja-ne-zall-bastar-flet-gruaja-qe-i-vallai-i-vrau-te-dashurin

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended