Ora News - Shqipëria “shtëpi e jetës”, Meta: Nder për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #holokausti
Shqipëria u shpall ?shtëpi e jetës? nga fondacioni ndërkombëtar Raoul Ëallenberg, për kontributin që ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Për të përkujtuar viktimat e holokaustit, në lulishten pranë Presidencës u ngrit pllakata e cila u përurua nga Presidenti Ilir Meta. Në fjalën përshëndetëse, Meta theksoi se kjo ngjarje nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët

Meta: Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ?Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut?, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Presidenti Meta shtoi se apeli i viktimave të holokaustit është kurrë më gjenocide të tilla njerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme.

Ndërsa zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar "Raoul Wallenber", Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Sipas tij heroizmi i popullit shqiptar duhet t?i bëhet me dije gjithë botës
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-shtepi-e-jetes-meta-nder-shqiptaret-qe-shpetuan-hebrenjte

Recommended