Ora News – "Mos ma prek Zagorinë", ambjentalistët kundër kërkimeve për naftë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Edhe pse kryeministri Edi Rama deklaroi një ditë më parë se nuk do të zhvillohet shpim naftëkërkues në Zagori, sërish ambjentalistët kanë protestuar sot në kryeqytet në mbrojtje të zonës së mbrojtur.

Me parullën "Mos ma prek Zagorinë", ata kërkojnë ndalimin e çdo projekti për kërkim nafte në zonë.

Protestuesi: Në kanionin e Holtës është bërë një dëm i madh. Ndërtimet që janë bërë janë dikur 150 metra larg. Kanë vendosur bllokada prej betoni dhe një mur. Është një dëm, po ai dëm mund të rikuperohet brenda një jave. Krahina e Zagorisë ndërkohë është një zonë që duhet të mbrohet. Përmbledh të dy qytetet, Gjirokastrën dhe Përmetin.Nuk duhet lejuar kjo batërdi. Banorët do ta mbrojnë me jetën e tyre. Janë pasuri kombëtare dhe duhet ti themi stop kësaj masakre.

Të enjten, përfaqësues të kompanisë Shell thanë se Parku Kombëtar i Zagorisë nuk do të dëmtohet nga kërkimet për naftë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mos-ma-prek-zagorine-ambjentalistet-kunder-kerkimeve-nafte

Recommended