Ekskluzive/ Ora News mëson emrin e trajnerit të kombëtares së basketbollit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kombëtarja shqiptare e basketbollit është pa trajner që prej largimit të grekut Antonios Doukas në korrik.

Nisur nga fakti që nuk i kaluan me sukses paraeliminatoret e Europianit 2021, drejtuesit e federatës së basketbollit nuk kanë nxituar për të gjetur trajnerin e ri, edhe pse kanë shqyrtuar disa emra. Burime të sigurta të "Ora News" tregojnë që Afrim Bilali është shumë pranë për të marrë drejtimin e kombëtares.

Ish-basketbollisti i Kamzës e njeh mjaft mirë ekipin kombëtar, pasi gjatë drejtimit të Dukas ka qënë pjesë e stafit teknik i asistent i tij.

Nën drejtimin e Doukas, kuqezinjtë e koshit nuk arritën të merrnin asnjë fitore në 4 ndeshjet e grupit B, ku përballë kishin Armeninë dhe Danimarkën. Rezultatet ishin zhgënjyese dhe FSHB nuk i rinovoi kontratën trajnerit grek, për më tepër kanë hequr dorë edhe nga teknikët e huaj.

Burimi, që kërkon të mosidentifikohet, thotë se presidenti i Federatës së Basketbollit, Avni Ponari e ka vendosur për Bilalin dhe për çështje ditësh do e prezantojë si trajnerin e ri. Drejtuesit kanë menduar gjatë për të gjetur alternativën më të mirë dhe e shohin Bilalin si njeriun e duhur për të drejtuar ekipin kombëtar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekskluzive-ora-news-meson-emrin-e-trajnerit-te-kombetares-se-basketbollit

Recommended