"Shqipëria pa filtra"/Rastet e suksesit të BOOM gjatë 2018, u ndërtuan shtëpi

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom

Çdo të premte në emisionin "BOOM" në Rtv Ora News vjen rubrika "Shqipëria pa filtra", një rubrikë që sjell Shqipërinë ndryshe, na sjell me këmbë në tokë për të parë realitetin në sy.

Janë me qindra familjet e varfra në Shqipëri, janë me qindra kryefamiljarët që nuk u sigurojnë dot bukën e gojës familjarëve të tyre.

"BOOM" ka sjellë me dhjetra raste gjatë vitit që lamë pas dhe do të vijojë ta bëjë edhe përgjatë 2019.

Kur jemi tek bilancet e vitit 2018, emisioni "BOOM" në Rtv Ora News ka arritur t'u ndryshojë jetën shumë familjeve shqiptare që ndodheshin edhe në qiell të hapur pa një strehë.

Por misioni i "BOOM" do të ishte i pamundur pa kontributin e shqiptarëve zemergjerë, ku falë donacioneve të tyre është mundësuar ndërtimi i disa shtëpive, punësimi i disa kryefamiljarëve, është mundësuar shkollimi për disa fëmijë në pamundësi ekonomike për tu arsimuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiperia-pa-filtrarastet-e-suksesit-te-boom-gjate-2018-u-ndertuan-shtepi

Recommended