Ora News - Sondazhi i Komisionit Europian: 93% e shqiptarëve pro anëtarësimit në BE

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Shumica e shtetasve të BE-së kundërshtojnë zgjerimin e bllokut me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme, ndërsa vendet kandidate vazhdojnë ta mbështesin anëtarësimin. Këto të dhëna dalin në sondazhin e fundit të euro-barometrit të kryer nga Komisioni Europian.

Sipas sondazhit, në Shqipëri, rreth 93 për qind e pjesëmarrësve në studim vlerësuan se anëtarësimi do të ishte i mirë dhe vetëm 1 për qind mbajnë qëndrim negativ nga BE-së.

Anketa, e cila përfshin pesë vende kandidate për anëtare në BE, tregoi se shumica e qytetarëve serbë, 42 për qind e tyre, besojnë se anëtarësimi në BE do të ishte pozitiv për vendin, 22 për qind mendojnë se anëtarësimi do të jetë i keq, ndërsa 28 për qind mendojnë se nuk është as i mirë e as i keq.

Në vendet e tjera kandidate, 58% e maqedonasve, 45% e malazezëve dhe 35% e turqve mendojnë se anëtarësimi në BE është pozitiv. Por pavarësisht këtij optimizmit të qytetarëve në vendet kandidate, në BE, vetëm 43 për qind e qytetarëve e mbështesin zgjerimin me anëtarë të rinj në vitet e ardhshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sondazhi-i-komisionit-europian-93-e-shqiptareve-pro-anetaresimit-ne-be

Recommended