Report Tv-Policia nuk lejon ngrohjen me gaz para Kryeministrisë

  • 5 years ago
Tensionohet situata para kryeministrisë, pasi policia nuk ka lejuar protestuesit të përdorin ngrohëse me gaz. Protestuesit kane tentuar të ngrohen me bombol gazi, por efektivët kanë ndërhyrë duke mos e lejuar. Kjo ka sjellë irritimin e grupit të vogël të studentëve që po protestojnë përpara Kryeministrisë. Grupi i studentëve që ndodhet në protestë shprehen se do të vijojnë që të qëndrojnë gjatë gjithë natës para selisë së qeverisë.

Recommended