20 vjet “Kenga Magjike”, Gjebrea zbulon formulen e suksesit
  • 5 years ago
?Kënga Magjike? e mbylli edicionin e 20, por suksesi i saj la pas magjinë e vet. Jo vetëm këngët që u bënë hit në pak ditë, por gjithashtu me përqëndrim tek detajet dhe surprizat, organizatorët arritën edhe këtë vit të kishin vëmendjen e publikut.

Me një rezultat që e kalon imagjinatën, Ardit Gjebrea numëron disa elementë të këtij suksesi të madh.

Ardit Gjebrea: "Unë mendoj që fillon nga këngët. Purjet ishin fantastike, sepse një festival e bëjnë këngët. Kështu që njishi lidhet me anën artistike. Artistikisht të gjitha futen brenda, sepse së dyti ishte puna e gjithë stafit duke filluar që nga regjisori Aldon Lipe, dhe tek të gjithë ata që punuan për këtë festival. Dhe së treti skenografia, që këtë vit ishte e jashtëzakonshme, sic e patë ishte e pasuruar me element të ledëall të ndriçimit, risia teknologjike, të kënduarit me kufje dha një rezultat më të mirë nga ai që prisja unë, dhe më pas bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe të huajve që morën pjesë.

Balerinët e Canale 5, drejtori i fotografisë nga Italia, teknikët e zërit nga Italia, skenografi Gaetano Castelli, dhe tashmë ata janë shqiptarizuar e ne jemi italianizuar, kështuqë kemi dhënë dhe kemi marrë prej tyre. Të gjitha këto së bashku bën festivalin. Me Borën me Klaudian, dhe natën e fundit duke u pasuruar me të gjitha prezantueset e viteve që erdhën dhe që në fund qershia mbi tortë ishte dhe Saimir Pirgu, që së bashku me Pirro Çakon dhanë emocione në këtë spektakël".

Me standardet e festivaleve të njohur ndërkombëtarë, realizimi i këtij jubileu të 'Këngës Magjike', vjen me një punë kolosale të disa prej emrave më të mëdhenj italianë, realizues të skenave madhështore të festivalit të 'Sanremos'

Ardit Gjebrea: "Gaetano Castelli është me skenografinë, Pino Quini është drejtori i fotografisë, Emanuele Donini dhe Mario la Ficara janë teknikët e zërit dhe pastaj koreografi Albi Nako, koreografja Kozeta Bakiu, që punuan për numrat special, gjithashtu edhe koreografi Italian Fabrizio Prolli që së bashku nga ana artistike realizuan së bashku me ekipin e televizionit Klan, Olsi Tufën do veçoja së bashku me të atin, Endriu Tasen që ka kuruar gjithë anën grafike, Beraldi, Negu Hasimi, po të filloj me emrat nuk mbarojnë më".

Por ashtu si në çdo festival, edhe këtë herë këngëtarët në studion e të Dielës Shqiptare artikuluan dëshirën e disa ndryshimeve, gjë që Gjebrea thotë se është nevoja të bëhet vetëm për të qenë në një hap me evoluimin teknologjik.

"Për sistemin e votimit asnjëherë nuk ka paqe sepse është një element që gjithmonë diskutohet dhe diskutohet në festival, ama edhe në darkën që ne hëngrëm pas festivalit, në darkën që e kemi ritual, shumë pak u diskutua për votimet, dhe arrijmë në përfundimin që kjo është mënyra më e mirë, kështu që nuk e di nëse do ndryshojmë ndonjë gjë në këtë sistem. Për pjesën tjetër çdo gjë që evoluon, mënyra e të kënduarit, këngët, janë gjëra që evoluojnë avash-avash, po të shikosh nga viti i parë në të 20 ka shumë ndryshim, por vit pas viti ne ndryshojmë nga n...