Vajza kërkon ndihmë nga BMW, gazetari i Report Tv njofton policinë e cila kapi autorin

  • 5 years ago
ELBASAN-Një vajzë është rrëmbyer mesditën e sotme, por fatmirësisht pengmarrja ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ka ndërhyrë policia duke e shpëtuar.

Teksa makina po kalonte në rrugën e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, vajza ka hapur derën duke thirrur ?Ndihmë, ndihmë?.

Në këtë moment policia i është vendosur në ndjekje makinës dhe pas disa minutash ka arritur që të arrestojë autorin e pengmarrjes. Report Tv ka siguruar pamjet e momentit kur është ndaluar autori dhe makina me targë AA 855 BE.

Recommended