Report TV - Manastirliu nga Shtëpia e Fëmijëve në Durrës: Agjentë e kamera në çdo institucion

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar skuadrat e terrenit dhe nënshkroi me drejtuesit e UNICEF dhe Save the Children memorandumin për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët: Familje për çdo fëmijë pa kujdes prindëror.

Pas vendosjes së kamerave në Shtëpitë e Fëmijëve, do të implementojmë këtë standard në çdo institucion përkujdesi, edhe për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar, me qëllim monitorimin e të gjitha veprimeve që mund të cënojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të atyre që janë më të pambrojturit.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë nënshkrimit të Memorandumit për planin e deinstitucionalizimit për fëmijët që jetojnë në institucione, për t?i kthyer në familjet biologjike ose për t?i ofruar kujdes alternativ.

Krijuam 9 skuadrat e terrenit që tashmë janë agjentët tanë në qendrat rezidenciale të fëmijëve për të raportuar çdo parregullsi, por ata janë edhe agjentë në terren për të ndërmjetësuar kthimin e fëmijëve në familjet biologjike dhe identifikimin e familjeve kujdestare.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë
Ministrja vlerësoi transformimin e institucioneve rezidenciale të fëmijëve në shtëpi familje.

Sot jemi pikërisht në një nga këto shtëpi, e rikonstuktuar tërësisht, sipas modelit shtëpi-familje për të krijuar një ambjent sa më të ngrohtë për fëmijët, sa më afër ambjentit familjar.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Recommended