Vritet në atentat kushëriri i Arjan Ferracakut që u ekzekutua me breshëri plumbash në shtator

  • 6 years ago
Shkodër- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkodër në lagjen "Partizani", në afërsi të zonës së njohur si Markata, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Report Tv ka mësuar se viktimë ka mbetur Fatos Ferracaku 40 vjeç i cili është qëlluar me disa plumba në kokë, ndërsa i plagosuri është Fatmir Mehaj 49 vjeç. REPORT TV siguron foton e viktimës nga atentati sot në Shkodër.

Viktima dhe i plagosur ishin të dy tregtarë peshku në tregun e Shkodrës. Autorët mësohet se kanë qenë dy persona me motor dhe skafandra, njëri prej tyre ka ndaluar përpara shënjestrës duke qëlluar Ferracakun, ndërsa më pas ka zbritur dhe e ka qëlluar nga afër në kokë për t'u siguruar që e ka ekzekutuar.

Recommended