Çfare zbuloi policia ne murin e nje shtepie ne Tirane

  • 6 years ago
Sokol Sadiku, një 49-vjeçar nga Tirana përfundoi në prangat e policisë, pasi u kap me armë zjarri e municion luftarak.

Burime zyrtare thonë se Sadiku i kishte fshehur ato në murin e shtëpisë.

"Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në murin e banesës janë gjetur të fshehura armë zjarri e municion luftarak. Armë zjarri e llojit ?Pistoletë?, mod.54 me një krehër me 5 fishekë, automatik, 8 krehëra fishekësh, 600 copë fishekë mod. 7.62", thotë policia në një njoftim për mediat./tvklan.al

Recommended