Report TV - Aksident në Berat, përplasen dy mjete, plagosen burrë e grua

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e madhe. Si pasojë e përplasjes janë plagosur një çift që po udhëtonin në drejtim të Poliçanit.

Nga burime të vendngjarjes mësohet se drejtuesi i mjetit ??Renault?, Nake Ajdini dhe gruaja e tij kanë marrë lëndime të lehta dhe u shoqëruan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit ?Peugeot?, Taulant Toska nuk ka pësuar lëndime. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Recommended