Ora News - Shkodër, përcillet në banesën e fundit Admir Bokrina

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familjarë, miq dhe banorë të zonës i dhanë lamtumirën e fundit në Oblikë të Shkodrës, 32 vjeçarit Admir Bokrina, një prej dy viktimave shqiptare të tragjedisë së Urës Morandi në Itali. Miqtë thanë se familja e të riut duhet të jetë krenare pasi ai humbi jetën ndërsa shkonte në një punë të ndershme dhe jo duke u marrë me drogë apo aktiviteteve të tjera kriminale. Ndërkohë Marjus Djerri, viktima tjetër shqiptare do të prehet në Itali.

Admir Bokrina, një nga dy shqiptarët që humbi jetën në tragjedinë e urës Morandi në Itali u përcoll këtë të martë (21 gusht 2018) për në banesën e fundit.

32 vjeçari do të prehet në vendlindjen e tij në Oblikë të Shkodrës.

Lot dhe dhimbje jo vetëm për familjaret, por për këdo qe e njihte Admirin.

Ai emigroi ne moshe te re, dhe gjithmone sipas te njohurve te tij kishte lene respekt në fshat, ku banorët ngushëllojnë familjen duke thënë se ata duhet të jenë krenarë, pasi i biri humbi jetën duke shkuar në punë dhe jo duke u marrë me drogë.

Për ti dhënë lamtumirën e fundit, 32 vjeçarit kishin ardhur nga Italia edhe disa prej njerëzve që punuan me të për të përmirsëuar jetën e tyre dhe të familjarëve me punë të ndershme.

Së bashku me Bokrinën humbi jetën edhe 22 vjeçari Marjus Djerri, i cili ndodhej në të njëjtën makinë teksa ishin duke shkuar për në punë. Ai do të prehet në Itali.

Ura ?Morandi? u shemb mesditën e 14 gushtit, duke shënuar tragjedinë më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në Itali, ku humben jetën 43 persona.



Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shkoder-percillet-ne-banesen-e-fundit-admir-bokrina

Recommended