Ora News - PD: Rama i dha vëllait Olsi monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku, akuzoi sot kryeministrin se i ka dhënë vëllait të tij, Olsi Rama, monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit. Sipas Tabakut, tarifa që pikat e basteve do të paguajnë për mirëmbajtjen me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do t?i shkojë buxhetit, por kompanisë së vëllait të kryeministrit.

Jorida Tabaku: "Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në shtet, por tek kompania konçesionare. Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare që, zyrtarisht, operon në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit. Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-rama-i-dha-vellait-olsi-monopolin-e-kontrollit-te-tregut-te-bixhozit

Recommended