Vettingu e konfirmon në detyrë/ Prokurori Besnik Muçi: Ishte një proçes emocionues dhe i vështirë

  • 6 years ago
KPK ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Besnik Muçi. Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici vendosi konfirmimin në detyrë të Muçit pas seancës dëgjimore të 30 korrikut. Sipas raportit të ILDKP-së, prokurori Muçi kishte bërë deklarim të saktë pasurie dhe pa fshehje.

Besnik Muçi është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndërkohë që ka qenë ish-kandidat për kryeprokuror të Përgjithshëm

Prokurori Muçi pas dhënies së vendimit nga KPK-ja u shpreh i emocionuar para gazetarëve. Ai tha se sot është një prokuror i vendit, i rivlerësuar nga një proces i vështirë siç është Vettingu.

Procesi shumë i vështirë, të krijon gjendje të vështirë emocionale. Na janë dashur të sjellim dokumente të para shumë viteve. Sot unë jam një prokuror, pavarësisht Vettingut. Unë gjatë gjithë karrierës kur është dashur kam marr përgjegjësi publike. Një rivlerësim i tillë, një reflektim i tillë shërben për të qenë më koshient. Edhe për një gazetar ndoshta. Unë i kam shërbyer shtetit tim.

Recommended