Ora News - Ahmeti: Shqiptarët të kënaqur me emrin e ri, Ivanov po bën gabim që nuk e ratifikon

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti zbuloi një pllakë përkujtimore në këtë shtëpi modeste në Golem, e cila dikur ka shërbyer si bazë për strehimin e komandantëve më të lartë të UÇK-së. Në fjalën e mbajtur përpara të pranishëmve, Ahmeti vlerësoi kontributin e Shqipërisë në përkjeket për realizimin e të drejtave kombëtare.

Ndërkaq, i pyetur nga Ora News, kreu i BDI-së ka folur edhe për zhvillimet aktuale. Ahmeti njoftoi se po punohet për një strategji me qëllim që të miratohet përfundimisht ligji për gjuhën shqipe, ndërsa refuzimin e Presidentit Ivanov e cilësoi si një gabim të kreut të shtetit.
Ali Ahmeti: Çështja e përdorimit të gjuhëve mund të pritet dhe të ratifikohet në proces e sipër, por mendoj se ka ardhur një moment i rëndësishëm që mos ndoshta në pako edhe ligjin edhe marrëveshjen me palën greke mbi përdorimin e gjuhëve do të thotë që të hyjnë në fuqi. Jemi duke përpunuar një strategji që të ketë një pilot të suksesshëm.

Më tej, Ahmeti foli edhe për cështjen e emrit të Maqedonisë, duke u shprehur se Shqiptarët kishin zë në marrëveshje dhe se kishin përcaktuar emrat që do t'i konsideronin si të papranueshë.
Ali Ahmeti: Shqiptarët kanë qenë thellësisht të angazhuar në këtë proces për të arritur një kompromis me palën greke. Siç dihet, zgjidhja e çështjes së emrit ka qenë një ndër kushtet kryesore edhe të BE edhe të NATO-s, sepse Greqia ka pasur të drejtën e vetos që pa zgjidhur çështjen e emrit, sigurisht që kyproblem do të na paraqiste pengesë edhe më tutje. Shqiptarët kanë qenë pjesë që kanë kontribuar për zgjidhje, nuk kanë qenë pjesë e problemit. Shqiptarët janë të kënaqur, është i pranueshëm për ne. Ne kemi bërë të ditur me cilën emër nuk do pajtoheshim, nëse do quhej Republika Kombëtare e Maqedonisë apo Republika Sllavo-Maqedonase pra ne i kemi bërë të ditur për opinionin dhe diplomacionë ndërkombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ali-ahmeti-strategji-te-miratuar-ligjin-e-gjuhes-shqipe-ivanov-ka-bere-gabim

Recommended