Ora News - Veliaj i jep "Çelësin e Tiranës", të madhes Nexhmije Pagarusha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, është nderuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me Medaljen e Mirënjohjes, dekoratë që iu dorëzua në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo u prit edhe nga presidenti Ilir Meta ndërsa në këtë 85-vjetor të lindjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë Çelësin e Qytetit.

Veliaj: Sot kemi një sfidë për gjeneratën që vjen, një gjeneratë që ndoshta se mban mend as komunizmin, as Ish-Jugosllavinë, as luftën, as sakrificat dhe besoj që për të gjithë ne që do të duhet t?ua shpjegojmë dhe të kalojmë stafetën gjeneratës tjetër nuk besoj se do të kishte testament më të mirë se sa repertori i këngëve të pashtershme të Nexhmije Pagarushës.

Edhe pse u ka dhuruar shqiptarëve një thesar të çmuar siç janë këngët e saj, artistja u shpreh modeste, duke thënë se nuk e meriton këtë nderim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-tiranes-i-jep-celesin-e-qytetit-kengetares-se-dashur-shqiptaret-nexhmije-pagarusha

Recommended