Ora News – Korçë, e reja vdes në spital 20 ditë pas lindjes së fëmijës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një e re nga Korça ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, në të cilin kishte shkuar pas komplikacioneve shëndetësore. Familjarët e 20-vjeçares, e identifikuar vetëm me inicialet G.P, bëjnë përgjegjës bluzat e bardha për mjekim të pakujdesshëm. 20 ditë më parë, vajza ka sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa këtë të shtunë shfaqi probleme shëndetësore si shtrëngim në gjoks dhe probleme në frymëmarrje.
Ajo u transportua menjëherë për në urgjencë nga nëna e saj, e cila pas ngjarjes tragjike fajësoi mjekët për humbjen e vajzës.
Ajo pretendon se mjekët, pasi i injektuan disa medikamente, thanë që gjendja e vajzës nuk është e mirë, edhe pas elektroshokut.
?E morën i bënë disa ilaçe dhe më pas thanë që është keq vajza. I bënë edhe elektroshok. Më pas më thanë që vajza nuk mundi të jetojë. U tmerrova. Ajo shkoi me këmbët e saj dhe nuk u kthye e gjallë. Nuk kam asgjë me mjekët. Dua të zbardhet çdo gjë?, ka thënë nëna e vajzës së ndierë.
Të pyetur nga Ora Neës, mjekët nuk pranuan të flasin, me pretendimin se do të presin raportin mjeko-ligjor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/e-reja-vdes-ne-spital-20-dite-pas-lindjes-se-femijes/

Recommended