Report TV - Shuhet në moshën 88-vjeçare regjisori i njohur Mihal Luarasi

  • 6 years ago
Shuhet në moshën 88-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Mihal Luarasi. Që nga janari i këtij viti Luarasi ka pasur disa probleme shëndetësore, por pavarësisht ndihmës së mjekëve shëndeti i tij erdhi duke u përkeqësuar. Mihal Luarasi ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:30.
Regjisori i njohur ka vuajtur pas viteve ?70 burgun e diktaturës, sepse u dënua për ngjitjen në skenë të dramave shqipe ?Njollat e murrme të Minush Jeros e dramat e Fadil Paçramit. Ai lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Ndërsa studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë.

Që nga viti 1957 nisi të ngjiste drama të suksesshme në skenë. Në këtë vit MIhal Luarasi pati sukses të madh me dramën e Shilerit ?Intrigë dhe dashuri? e cila ishte aq spektakolare sa qëndroi në repertor për shtatë vjet dhe u luajt më se 300 herë në skenë.

Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës së ndritur të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973: në. Në vitin 1966 ai ngjiti në skenë për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën ?Cuca e maleve?. Në vitin 1972 ai ngjiti në teatrin ?Aleksandër Moisiu? të Durrësit dramën ?Çështja e inxhinier Saimirit? të Fadil Paçramit, vepër që u dënua. Më në fund në festivalin 11-të në RTVSH në vitin, Luarasi si regjisor i një festivali modern u dënua me tetë vjet heqje lirie, dhe pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990.

Recommended