"Jo vetem mode"/ Marina Vjollca kapet ‘mat’ nje dite pas dasmes (16.09.17)

  • 6 years ago
Vetëm një ditë pas dasmës Marina Vjollca është kapur ?mat?.
Gazetari i ?Jo Vetëm Modë?, Eni Shehu ka intervistuar moderatoren dhe ka zbuluar informacione ?ekskluzive?. Edhe pse dasma ishte menduar të ishte krejtësisht private, foto dhe detaje u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërkohë që vetë Marina tha se situata doli jashtë kontrollit.
Vjollca konfirmoi po ashtu për herë të parë se tashmë është pjesë e ?Tv Klan?.
?Bëra shumë qejf në dasmë. Mos më bëj asnjë pyetje, vetëm më uro dhe të iki se jam vonë dhe kam mbledhje, fillon sezoni. Është e vërtetë kam kaluar në ?Klan?. Kemi bërë shumë muaj mjalti, por nëse do bëjmë tjetër kjo është varësi të punës, sapo të kap një ditë pushim do ikim, do arratisemi kshu siç e kemi zakon. Lidhur me dasmën ne çdo gjë e kishim menduar private, por nuk e di pse doli situata jashtë kontrollit. E shijuam dasmën dhe morëm detin në këmbë? tha Marina.
Përsa i përket programit të cilin do të moderojë Marina, tha se do të jetë spektakël muzikor i përmasave të mëdha.

Recommended