Ora News – Ndërron jetë Farudin Hoxha, projektuesi i veprave energjetike

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Familjarë, miq, të afër, e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit akademikut të projektuesit të një sërë veprash hidroenergjetike Farudin Hoxha.
Inxhinieri ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare, duke lënë pas vepra të rëndësishme në sektorin e energjetikës; ai projektoi hidrocentrali i Fierzës, Hidrocentrali i Banjës, i Bistricës, Bogovës, rezervuarit të Bovillës. Bashkëpunëtori i tij, Niko Gjyzari e vlerëson akademikun për arritjet e tij profesionale, përkushtimin dhe modestinë që e beri të jetë i afërt me të gjithë njerëzit.
Gjyzeri: Ishte njeri që të krijonte mundësi që të bashkëpunoje me të. Ishte njeri i jashtëzakonshëm, jo vetëm si akademik dhe projektues i hidrocentraleve, por edhe si njeri.
Akademiku me profesion inxhinier hidroteknik ka qenë edhe ish-ministri i Ndërtimit. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri përmes një mesazhi hidhërimi ngushëlloi familjen dhe shprehet se Profesor Farudini do të mbahet mend gjatë si projektuesi i disa prej veprave më madhështore të energjetikës në Shqipëri.
Pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore, ai nuk reshti për asnjë ditë së kontribuuari me mendimet dhe këshillat e tij të vyera. anatarët e akademisë së shkencave, pjesë e të cilëve ishte dhe Prof Hoxha, shpreh ngushëllimet familjes dhe evidentuan veprat e lënë pas nga ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nderron-jete-akademiku-farudin-hoxha/

Recommended