Ora News – KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër Guximtar Boçin si kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës.
Gjithashtu, KLD-ja ka vendosur edhe pezullimin e tij nga detyra e gjyqtarit.
Vendimi për shkarkimin e tij erdhi pas publikimit të një audio-regjistrimi mbrëmjen e shkuar ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor në favor të saj.
Gjithashtu, KLD-ja ka vendosur të inspektojë vendimet e gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Çibuku.
Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-1300-m...

Recommended