Report TV - Lu: Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar reformën

  • 8 years ago
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përmes një editoriali "Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë", kërkon miratimin e reformës në drejtësi në datën 21 Korrik. Lu thekson se Rama dhe Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor, por palët nuk arritën konsensusin.

Sipas Lu, mazhoranca i ka pranuar propozimet e ndërkombëtarëve, por ka qenë kryetari i PD, Lulzim Basha ai që ka refuzuar gjithmonë. "Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar", shkruan Lu.

Recommended