Rruga e pakalueshme në Fier, Banorët: Shkak punimet për By-Passin dhe TAP- Ora News

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e njësisë administrative Qendër ngrenë shqetësimin e rrugës Fier-Grecalli, që sipas tyre është e pakalueshme. Banorët thonë se shkak për dëmtimin e rrugës është kalimi i mjeteve të tonazhit të rendë që punojnë për by passin e Levanit dhe punimet për projektin e gazjellësit TAP.
Punimet për By Pass-in Levan-Mbrostar por edhe ato të TAP-it, e kanë kthyer aksin rrugor Fier- Grecalli në një segment tërësisht të pakalueshëm. Edhe pse pak metra nga qendra e qytetit të Fierit, banorët thonë se rruga është kthyer në makth nga gropat e mëdha të mbushura e ujë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rruga-e-pakalueshme-ne-fier-banoret-shkak-punimet-per-by-passin-dhe-tap/

Recommended