“DWTS 6”, shpallen finalistët e parë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbrëmja e tetë e teatrit të kërcimit ne Vizion Plus ka zbuluar emrat e dy finalistëve të parë të këtij edicioni. Dorina Mema është e para që siguron vendin e saj në natën e madhe të ?Dancing with the stars 6?. Ajo ka performuar e veshur në të bardha, si kukulla me kurdisje që ka adhuruar në fëmijërinë e saj. Ky vals i Dorinës është vlerësuar jo vetëm nga publiku në sallë, por edhe nga ai në shtëpi, që e ka listuar në krye të klasifikimit edhe këtë javë. Edhe kryetari i jurisë Ilir Shaqiri vendosi ta vlerësojë si finalisten e parë të edicionit të gjashtë. Për finalistin e dytë, Florian Agalliun, filmi i fëmijërisë është kthyer në shënjuesin jo vetëm të karrierës së tij në aktorin, por edhe në teatrin e kërcimit. Kjo natë që kishte si kryefjalë më të mirët e këtij edicioni deri më tani, nuk ka rezervuar asnjë eliminim, ndaj 8 çiftet e mbetura në garë ngjiten në arenën e kërcimit sërish të gjithë bashkë te enjten mbrëma.