Adnan Oktar: Ushtritë e qiejve dhe të tokës i përkasin Zotit

  • 9 yıl önce
Adnan Oktar:  «... Ushtritë e qiejve dhe të tokës i përkasin Zotit. Zoti është i Gjithëdituri, i Gjithëmençuri – (Kur’ani,  48:4) «...Askush  nuk i di ushtritë e Zotit tënd përveç Tij....» (Kur’ani, 74:31).

   Zoti ka forca të dukshme dhe të padukshme. Të gjithë avionët ajrorë dhe luftarakët e tjerë ajrorë në qiell i përkasin Zotit. Aty ka engjuj; edhe ata i përkasin Zotit. Ka xhindë; edhe ata, gjithashtu, i përkasin Zoit. Ka raketa luftarake; edhe ato i përkasin Zotit. Të gjitha forcat tokësore, tanket, topat i përkasin Zotit. Ai që u jep atyre jetë e fuqi dhe i vë ato në veprim është Zoti. Ai, i Vetmi që u jep sukses forcave është, gjithashtu, Zoti.

   Ai që ka themeluar ISIS-n është po ashtu, Zoti. Ai që u ka dhënë atyre fuqi dhe sukses është Zoti. Ai që u ka mundësuar atyre përhapjen është Zoti. Ai që i ka dhënë zemrës së ISIS-it dhunë e egërsi dhe Ai që i ka bërë ata një bashkësi që të përhapë tmerr, është gjithashtu Zoti. Më vonë, Ai që do t’i zbusë zemrat e tyre si zemra qëngji me rastin e rrugës së Mehdiut, gjithashtu është Zoti.  Gjithë fuqia i përket Zotit, të gjitha forcat i takojnë Zotit.

Önerilen